Presidentja Osmani uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit dhe rithekson bashkëpunimin ndërinstitucional

  • Lajme
  • February 11, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urime Albulena Haxhiut pas zgjedhjes së saj si kryetare e Kuvendit të Republikës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe funksionimit të plotë të Kuvendit, duke shtuar se kjo është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës, stabilitetin demokratik, mbrojtjen e vlerave shtetërore e historike dhe avancimin e agjendës euroatlantike të vendit.

“Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike”, shkroi Osmani.

Ajo po ashtu uroi që mandati i ri të karakterizohet nga vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë e lartë demokratike dhe angazhim i palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe Republikës. “Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!”, përfundoi Osmani.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës