Haxhiu: Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend, pranë familjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj të parë pas marrjes së detyrës, ka folur për rëndësinë e lirisë së debatit..

1 minute

Read Time

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj të parë pas marrjes së detyrës, ka folur për rëndësinë e lirisë së debatit parlamentar dhe lidhjen e saj me sakrificat e popullit të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së. Ajo gjithashtu komentoi mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të UÇK-së. Sot këtu vijmë pasi tërë ditës kishim seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit të Kosovës është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, kush ka bërë krime,” deklaroi Haxhiu.

Kryeparlamentarja shtoi se krimet gjatë luftës janë kryer nga Serbia dhe se përgjegjësit nuk janë ballafaquar me drejtësinë në mënyrë të duhur. “Ato krime janë kryer nga Serbia që kurrë nuk u përball me drejtësinë në mënyrë serioze, përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet dhe u amnistuan. Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë,” u shpreh Haxhiu.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports