Presidentja Osmani thekson rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte, ku diskutuan mbi bashkëpunimin ndërmjet..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte, ku diskutuan mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, Bundestagut dhe Bundeswehr-it ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rolin e tyre në procesin dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së drejt një force moderne dhe funksionale. Gjatë takimit u trajtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies në institucionet e armatosura.

Presidentja theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët strategjikisht më të rëndësishëm të Kosovës në proceset e sigurisë, paqes dhe integrimit euroatlantik, duke përmendur gjithashtu kontributin e grave dhe burrave të Bundeswehr-it në misionet e KFOR-it dhe NALT-it që kanë ndihmuar stabilitetin rajonal.

Në përmbyllje të takimit, Osmani vlerësoi themelimin e institucionit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së si një dëshmi të qartë të angazhimit të Kosovës për standarde, përgjegjësi dhe vlera demokratike. Ajo nënvizoi se Forca e Sigurisë do të vazhdojë të zhvillohet si një forcë mbrojtëse profesionale, etike dhe përgjegjëse, duke respektuar plotësisht misionin kushtetues dhe kompetencat ligjore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports