Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, ku biseduan mbi situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë këtij takimi u trajtua procesi i zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, dhe Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
Gjithashtu, Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.







