Marshi i 17 shkurtit “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka marrë lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për përdorimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të një marshimi..

1 minute

Read Time

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka marrë lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për përdorimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të një marshimi qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Marshi do të zhvillohet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje me kërkesën e organizatorëve dhe legjislacionin në fuqi. Sipas dokumentit zyrtar të Komunës, leja garanton përdorimin e hapësirës në orarin e kërkuar dhe mbarëvajtjen paqësore të aktivitetit.

Platforma “Liria ka Emër” fton qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës të bashkohen në këtë marsh paqësor, për të shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët qëndrojnë në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vite.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, thuhet në njoftimin e Platformës “Liria ka Emër”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports