Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me situatën politike dhe proceset zgjedhore në vend.
Gjatë bisedës u përqendrua vëmendja te përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme nacionale të planifikuara më 28 dhjetor, si dhe rëndësia e mbajtjes së një procesi të rregullt dhe transparent, duke respektuar standardet më të larta demokratike. Presidentja Osmani vuri në dukje edhe marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë ato në veri të vendit, një proces që u përmbyll sot.
Po ashtu, Osmani theksoi nevojën urgjente për heqjen e masave të BE-së, të cilat sipas saj janë ende në fuqi pa arsye të qartë dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim. /Gjurmuesi/







