Presidenca dënon gjuhën që bën thirrje për “pushkatimin” e presidentes Osmani

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike ku është përdorur gjuha që bën thirrje për “pushkatimin” e presidentes Vjosa Osmani. Sipas këtij institucioni,..

2 minutes

Read Time

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike ku është përdorur gjuha që bën thirrje për “pushkatimin” e presidentes Vjosa Osmani. Sipas këtij institucioni, përdorimi i një retorike të tillë në debatet politike është i papranueshëm dhe përbën nxitje të rrezikshme të urrejtjes dhe dhunës.

Në reagim thuhet se përdorimi i fjalëve të tilla nuk mund të konsiderohet kritikë apo mendim politik, por një formë e rrezikshme e komunikimit që normalizon dhunën në politikë.

“Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet tutje në reagim.

Ndër të tjera, Presidenca ka theksuar se Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti.

“Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës. Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”.

“Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike. Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports