Policia sekuestron mbi 4.6 kg kokainë, arrestohen katër persona të dyshuar në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar operacionin e koduar “Kulla” pas një hetimi disamujor kundër trafikimit..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës në Ferizaj, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar operacionin e koduar “Kulla” pas një hetimi disamujor kundër trafikimit të drogës.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar katër persona dhe janë konfiskuar 4.6 kilogramë kokainë. Policia njoftoi se gjatë realizimit të këtij operacioni, hetuesve të DHTN-Ferizaj iu ofrua mbështetje nga njësitë tjera policore të DHTN Prishtinë, Njësitë Speciale të Interventimit dhe njësitë mbështetëse të tjera. Të arrestuarit janë: A.L., mashkull, shtetas i Shqipërisë, lindur në 1973; M.B., mashkull, shtetas i Shqipërisë, lindur në 1971; A.B., mashkull, kosovar, lindur në 1997; dhe A.B., mashkull, kosovar, lindur në 1993.

Dy persona të tjerë të dyshuar aktualisht gjenden në arrati. Përveç kokainës, e cila ka një vlerë tregu prej 140 mijë eurosh, Policia ka konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë, dy telefona celularë, para të gatshme, dy automjete dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për një periudhë deri në 48 orë me aktvendim të prokurorisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports