Policia paralajmëron shoferët për kujdes të shtuar në trafik nga mjegulla

Kushtet e vështira atmosferike që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtyrë Policinë e Kosovës të reagojë me një apel publik për siguri në komunikacion…

1 minute

Read Time

Kushtet e vështira atmosferike që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtyrë Policinë e Kosovës të reagojë me një apel publik për siguri në komunikacion.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia ka paralajmëruar se mjegulla e dendur po rrit ndjeshëm rrezikun në trafik dhe ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë vozitjes.

“KUJDES!

MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT”, shkruhet në apelin e Policisë së Kosovës.

About the Author