Pesë të vdekur pas ortekut që goditi grupin e alpinistëve gjermanë në Itali

Pesë alpinistë nga Gjermania humbën jetën pas një orteku që ra në malet Ortles, në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:00..

1 minute

Read Time

Pesë alpinistë nga Gjermania humbën jetën pas një orteku që ra në malet Ortles, në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:00 pranë majës Cima Vertana, në një lartësi mbi 3,500 metra.

Dy persona mbijetuan dhe u transportuan me helikopter në spital për trajtim mjekësor. Trupat e tre viktimave, dy burra dhe një grua, u gjetën gjatë të shtunës, ndërsa një burrë dhe vajza e tij 17-vjeçare u lokalizuan të dielën në mëngjes.

Alpinistët po ngjiteshin të ndarë në tre grupe të vogla, sipas raportimeve të shpëtuesve. Autoritetet shprehën habinë e tyre për faktin se disa prej tyre vazhduan ngjitjen në një orë të vonë, duke e rritur rrezikun nga ortekët. Zona e Tirolit Jugor, e njohur për bukuritë e saj malore, është gjithashtu e njohur për rrezikun konstant të ortekëve, sidomos gjatë periudhave me borë të freskët. /Gjurmuesi/

About the Author