Përplasje fizike mes dy kirurgëve në QKUK, rasti përfundon në polici

Një incident i rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku dy mjekë janë përfshirë në një përplasje fizike brenda Klinikës..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku dy mjekë janë përfshirë në një përplasje fizike brenda Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve. Ngjarja ka shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe ka aktivizuar edhe organet e rendit.

Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, përplasja ka ndodhur pranë ashensorit të klinikës, ku janë rrahur fizikisht kirurgët me inicialet B.K. dhe Xh.A.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky incident nuk ka qenë i papritur, pasi tensionet mes dy mjekëve kishin nisur që nga e premtja, gjatë një mbledhjeje të kolegjiumit të kirurgëve, ku fillimisht kishte pasur përplasje verbale.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës është njoftuar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar situatën.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports