Përparim Rama konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit, transporti urban pa pagesë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”,..

1 minute

Read Time

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai theksoi se kjo protestë nuk duhet parë si çështje partiake, por si një kauzë që tejkalon përkatësitë politike dhe kërkon mbështetje të gjerë shoqërore.

Rama njoftoi gjithashtu se gjatë asaj dite do të sigurohet që trafiku urban në kryeqytet të jetë pa pagesë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë në protestë pa kosto shtesë.

“Pra ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë dhe duhet me i naltësu, përtej partive politike. Sepse kjo është çështje kombëtare. Do të jem aty, dhe do ta kemi trafikun urban dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë, po atë ditë në protestë”, tha Rama.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports