Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ushqimi s’ka shije origjinale

Ish-presidenti Hashim Thaçi përmes një interviste për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli për përjetimet nga burgu. Ai u shpreh se buzëqeshja aty nuk buron..

Ish-presidenti Hashim Thaçi përmes një interviste për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli për përjetimet nga burgu.

Ai u shpreh se buzëqeshja aty nuk buron nga thellësia e zemrës dhe se ushqimi që ha dhe pijet nuk e kanë shijen origjinale.

“Megjithëse, edhe takimet dhe bisedat me familjarë nuk e kanë përjetimin apo ngrohtësinë emocionale normale. Këtu buzëqeshja nuk buron nga thellësia e shpirtit, zemrës dhe haresë. Ushqimi që ha, kafeja apo çaji që pi nuk e kanë shijen origjinale”, tha ai.

Thaçi tutje tha se aty çdo gjë është e përkohshme dhe artificiale, derisa u shpreh se bën gjumë të rehatshëm.

“Çdo gjë duket e përkohshme, artificiale, sipërfaqësore, por në realitet ka vite të tëra, thellësisht të shkëputura nga jeta e lirë. Bëj gjumë të rehatshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor e as fizik”, tha ai.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports