Përfundon restaurimi i shtëpisë 150-vjeçare të Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës

Punimet për restaurimin e shtëpisë së Jusuf Ademit në fshatin Leshtar të Kamenicës janë mbyllur, duke rikthyer në jetë një objekt me rëndësi të veçantë..

1 minute

Read Time

Punimet për restaurimin e shtëpisë së Jusuf Ademit në fshatin Leshtar të Kamenicës janë mbyllur, duke rikthyer në jetë një objekt me rëndësi të veçantë historike dhe arkitekturore.

Shtëpia, e ndërtuar para më shumë se 150 vitesh, përfaqëson një shembull të çmuar të arkitekturës tradicionale kosovare dhe mbart vlera të rëndësishme kulturore e historike.

Ndërhyrja restauruese ka pasur për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e objektit, në mënyrë që ai të trashëgohet edhe nga brezat e ardhshëm, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin.

Përmes këtij projekti, Ministria e Kulturës ka theksuar se vazhdon angazhimi për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë historike dhe arkitektonike të Kosovës.

About the Author