Përfundon restaurimi i shkollës së vjetër  të muzikës – ish Mejtepi Ruzhdije në Gjakovë

Një objekt me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Gjakovës i është rikthyer funksionalitetit dhe vlerës së tij historike. Shkolla e vjetër e muzikës,..

1 minute

Read Time

Një objekt me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Gjakovës i është rikthyer funksionalitetit dhe vlerës së tij historike. Shkolla e vjetër e muzikës, e njohur si ish-Mejtepi Ruzhdije, ka përfunduar procesin e restaurimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka njoftuar se krahas këtij projekti, edhe punimet në një tjetër monument të rëndësishëm kulturor janë drejt fazës përfundimtare.

Sipas Çekut, restaurimi i kullës së Sylejman Vokshit është pothuajse i përmbyllur, duke shënuar një hap tjetër në ruajtjen e trashëgimisë historike të vendit.

“Angazhim i vazhdueshëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe rikthimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports