Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc të Gjilanit

Ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një person ishte raportuar i zhdukur. Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Kërkimit-Shpëtimit si..

1 minute

Read Time

Ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një person ishte raportuar i zhdukur.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Kërkimit-Shpëtimit si dhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Nga Shoqata e Kërkimit-Shpëtimit i thanë Telegrafit se ka përfunduar aksioni pasi është gjetur personi dhe me të po merren organet e rendit.

E lajmin se ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit e konfirmoi për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 08.11.2025, Njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjesit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit. Kërkimi ka mbaruar posa është gjet vetura, në një mal afër Gjilanit. Për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha Hashani.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports