Përcaktohen vazot për Nations League 2026/27, Kosova në Ligën B

UEFA ka bërë të ditur ndarjen zyrtare të vazove për edicionin 2026/27 të UEFA Nations League. Klasifikimi i ekipeve është bazuar në paraqitjet dhe rezultatet..

1 minute

Read Time

UEFA ka bërë të ditur ndarjen zyrtare të vazove për edicionin 2026/27 të UEFA Nations League. Klasifikimi i ekipeve është bazuar në paraqitjet dhe rezultatet e edicionit të kaluar të këtij kompeticioni.

Në Ligën A janë përfshirë përfaqësueset më të forta të futbollit evropian, të cilat do të garojnë në nivelin më të lartë të Nations League.

Liga A: Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia, Holanda, Serbia, Turqia, Danimarka, Norvegjia, Uellsi, Greqia, Çekia.

Liga B përfshin një grup kombëtaresh me nivel konkurrues të lartë, ku bën pjesë edhe Kosova.

Liga B: Kosova, Polonia, Zvicra, Suedia, Ukraina, Skocia, Bosnje dhe Hercegovina, Austria, Izraeli, Rumania, Sllovenia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut.

Në Ligën C janë renditur disa kombëtare që synojnë ngjitjen në nivele më të larta të kompeticionit.

Liga C: Shqipëria, Finlanda, Islanda, Sllovakia, Mali i Zi, Kazakistani, Armenia, Bullgaria, Qipro, Moldavia, San Marino.

Ndërkohë, Liga D përfshin kombëtaret me renditjen më të ulët në këtë edicion.

Liga D: Andorra, Malta, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Azerbajxhani.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 12 shkurt 2026, ndërsa ndeshjet e Nations League 2026/27 do të fillojnë në muajin shtator të po atij viti.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports