UEFA ka bërë të ditur ndarjen zyrtare të vazove për edicionin 2026/27 të UEFA Nations League. Klasifikimi i ekipeve është bazuar në paraqitjet dhe rezultatet e edicionit të kaluar të këtij kompeticioni.
Në Ligën A janë përfshirë përfaqësueset më të forta të futbollit evropian, të cilat do të garojnë në nivelin më të lartë të Nations League.
Liga A: Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia, Holanda, Serbia, Turqia, Danimarka, Norvegjia, Uellsi, Greqia, Çekia.
Liga B përfshin një grup kombëtaresh me nivel konkurrues të lartë, ku bën pjesë edhe Kosova.
Liga B: Kosova, Polonia, Zvicra, Suedia, Ukraina, Skocia, Bosnje dhe Hercegovina, Austria, Izraeli, Rumania, Sllovenia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut.
Në Ligën C janë renditur disa kombëtare që synojnë ngjitjen në nivele më të larta të kompeticionit.
Liga C: Shqipëria, Finlanda, Islanda, Sllovakia, Mali i Zi, Kazakistani, Armenia, Bullgaria, Qipro, Moldavia, San Marino.
Ndërkohë, Liga D përfshin kombëtaret me renditjen më të ulët në këtë edicion.
Liga D: Andorra, Malta, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Azerbajxhani.
Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 12 shkurt 2026, ndërsa ndeshjet e Nations League 2026/27 do të fillojnë në muajin shtator të po atij viti.








