“Për Kosovën s’ka parime”, Vuçiq me tone përçmuese ndaj Trumpit: Publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” të tij në Davos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos,..

1 minute

Read Time

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” të tij, në një atmosferë që sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikë dhe pasiguri globale.

Duke folur për përshtypjet nga Davosi, në një intervistë për Novosti, Vuçiq tha se Trump është “simpatik” dhe di si ta bëjë audiencën të qeshë, por se këtë herë përballë kishte një publik shumë serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mësuar.

“Trump është simpatik, ai di si ta bëjë audiencën të qeshë, por audienca atje është shumë serioze dhe njerëzit nuk reagojnë gjithmonë ndaj akrobacive. Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak reagime, kurrë më bosh”, tha Vuçiq.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports