PDK-ja s’ka votë për Konjufcën, Ismaili: As vetë ai nuk beson se mund të bëhet kryeministër

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka cilësuar të pakuptimtë seancën e sotme të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, duke e quajtur të..

1 minute

Read Time

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka cilësuar të pakuptimtë seancën e sotme të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, duke e quajtur të gjithë procesin një farsë. Ai tha se qytetarët e Kosovës, si dhe Vetëvendosja dhe Glauk Konjufca, nuk besojnë se kandidati i propozuar mund të ushtrojë me të vërtetë detyrën e kryeministrit, ndërsa Albin Kurti do të veprojë si zëvendës i tij.

Ismaili kritikoi Vetëvendosjen për mënyrën se si ka propozuar kandidatin për kryeministër, duke theksuar se ai nuk ka kapacitet për të zgjedhur ministrat dhe se kjo ka bllokuar Kuvendin për muaj të tërë. Ai shtoi se partia në pushtet e ka përdorur kohën për të shpërndarë fajin tek ish-opozita, ndërkohë që vendi është përballur me një krizë të gjatë politike.

Deputeti theksoi gjithashtu se nuk ka mundësi që Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetime për çështje të ndryshme si tenderët njëburimor në KEK apo abuzimet me rezervat e shtetit. Ai u shpreh se PDK-ja do të votojë kundër propozimeve të Vetëvendosjes, duke e akuzuar këtë të fundit se tenton të zgjasë krizën politike.

Në fjalimin e tij në foltore, Ismaili theksoi: “Sot jemi thirrur në një seancë që në thelb është e pakuptimtë, sepse rezultatet i dimë pothuajse të gjithë. Nuk ka njeri, as në VV e as në Kosovë, e fatkeqësisht as vet zotëri Konjufca beson se mund të jetë kryeministër i vërtetë, e zotëri Kurti zëvendës i tij.” /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports