Pas ndërhyrjes së KFOR-it, policia e Kosovës arreston katër persona me armë gjahu në Sfircë 

Një operacion i KFOR-it në komunën e Kamenicës ka çuar në ndalimin e tre automjeteve në fshatin Sfircë gjatë mëngjesit të së dielës. Pas një..

1 minute

Read Time

Një operacion i KFOR-it në komunën e Kamenicës ka çuar në ndalimin e tre automjeteve në fshatin Sfircë gjatë mëngjesit të së dielës. Pas një verifikimi fillestar nga patrulla, rasti u referua menjëherë Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Kontrollet më të detajuara nga autoritetet policore rezultuan me arrestimin e katër personave që ndodheshin në automjete. Gjatë kontrollit janë gjetur katër armë gjahu, për të cilat të arrestuarit nuk dispononin dokumentacion të vlefshëm në momentin e ndalimit.

Identitetet e të ndaluarve janë bërë të ditura si V. A., D. I., M. D. dhe M. S. Ata do të qëndrojnë në paraburgim për 48 orë, ndërsa armët janë sekuestruar si prova materiale. Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports