Java e ardhshme do të shënohet nga mot kryesisht i vranët në Kosovë, me rreze të pakta dielli dhe riga të herëpashershme shiu, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 5-11 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme është si vijon:
E hënë: Kryesisht vranët, me intervale me diell. Minimalet: -3 deri -1°C, maksimalet: 5-9°C. Era: jugperëndim, 1-4 m/s.
E martë: Mot kryesisht i vranët. Minimalet: -1 deri 0°C, maksimalet: 6-9°C. Era: jugperëndim, 1-5 m/s.
E mërkurë: Kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu. Minimalet: 1-3°C, maksimalet: 6-9°C. Era: jugperëndim, 1-6 m/s.
E enjte: Kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu. Minimalet: 1-3°C, maksimalet: 7-10°C. Era: jugperëndim, 1-5 m/s.
E premte: Kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu. Minimalet: 1-4°C, maksimalet: 8-11°C. Era: e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. /Gjurmuesi/







