Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka vendosur të shpërblejë punonjësit për përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë vitit 2025. Secili punëtor do të marrë nga 600 euro, një shumë që përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Bordi ka theksuar se ky shpërblim është pjesë e një politike të vazhdueshme për rritjen graduale të vlerës së shpërblimeve çdo vit, në përputhje me standardet e vendosura gjatë tre viteve të fundit.
Gjendja financiare e Pallatit të Rinisë mbetet e qëndrueshme dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind, sipas Bordit të Drejtorëve. Ky rezultat ka mundësuar dhënien e shpërblimeve për stafin dhe tregon fokusin në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës financiare. /Gjurmuesi/







