Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë ata që morën pjesë në protestën e mbajtur në Strasburg, duke mbështetur luftën çlirimtare dhe duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e saj që ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Në një njoftim zyrtar, OVL e UÇK-së falenderon jo vetëm pjesëmarrësit që ishin fizikisht prezentë, por edhe ata që, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të jenë aty, por e kanë mbështetur kauzën me zemër. Organizata thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Rroftë UÇK-ja”. /Gjurmuesi/







