Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi për Kosovën 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Takimi u..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së saj zyrtare dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se e ka falënderuar homologun e saj për lidershipin vizionar dhe përkrahjen e vazhdueshme që Emiratet i kanë dhënë Kosovës ndër vite, përfshirë edhe periudhat më sfiduese për vendin.

“Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin e projektit të rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje”, shkroi Osmani.

Në fund, Presidentja theksoi se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed, si dhe të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e cilësuar këtë përkrahje si një vlerë të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports