Osmani me liderët e partive para takimit, Kurti nuk merr pjesë

Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar lidhur me caktimin e..

1 minute

Read Time

Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në këtë takim po marrin pjesë disa nga liderët e opozitës, përfshirë Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, të cilët tashmë ndodhen në sallën ku po zhvillohen diskutimet.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është bërë pjesë e këtij takimi, megjithëse ndodhet në afërsi.

Ai aktualisht është i pranishëm në një ekspozitë që po mbahet në Kuvend.

About the Author