Osmani e vlerëson përkushtimin e Pakistanit për paqen

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të “Antalya Diplomacy Forum”, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif. Osmani këtë takim e cilësoi si një mundësi..

1 minute

Read Time

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të “Antalya Diplomacy Forum”, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Osmani këtë takim e cilësoi si një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ajo ka shkruar në Facebook se është gjithmonë kënaqësi të takohet dhe të bisedojë me Sharifin, ndërsa e falënderoi atë për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit”, shkroi ajo 

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports