Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA dhe merr Medalje për Arritje Ushtarake

Kapiteni Ymërdin Hasani nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën..

1 minute

Read Time

Kapiteni Ymërdin Hasani nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy” në SHBA.

Gjatë këtij trajnimi, Hasani u vlerësua për performancën e tij të lartë dhe u nderua me Medaljen për Arritje Ushtarake, një njohje që jepet për pjesëtarët që tregojnë rezultatet më të mira në programet e specializuara. Kursi fokusohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitetet lokale, vlerësimin e nevojave civile dhe koordinimin e projekteve që përmirësojnë stabilitetin dhe zhvillimin e zonave operative.

Përmes këtij programi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara për menaxhimin e situatave civile, bashkëpunimin me institucionet vendore dhe organizatat partnere, si dhe për forcimin e ndërveprimit midis forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se njohuritë dhe aftësitë e fituara nga Hasani do të përdoren për të përmirësuar kapacitetet e Çështjeve Civile dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të forcës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports