Oda e Avokatëve alarmon për pajisje incizimi në objekte policore

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. Berisha, dhe nënkryetari Naim Rudari kanë vërejtur pajisje incizimi në disa objekte të Policisë së Kosovës..

1 minute

Read Time

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. Berisha, dhe nënkryetari Naim Rudari kanë vërejtur pajisje incizimi në disa objekte të Policisë së Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë. Pajisjet, që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, ishin të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe klientëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se kjo situatë paraqet një rrezik për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale. “Duke e konsideruar këtë situatë një rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia ka sqaruar se pajisjet janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit, nuk janë funksionalizuar, nuk kanë gjeneruar incizime dhe nuk janë menaxhuar nga stafi hetues. Megjithatë, Oda thekson se prania e këtyre pajisjeve pa shenja të dukshme identifikuese dhe pa njoftim paraprak krijon pasiguri dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.

“Për këtë arsye, OAK u bën thirrje të gjithë avokatëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos zhvillojnë konsultime konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim mbi sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht përgjigjes së dhënë nga policia”, thekson Oda e Avokatëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës gjithashtu njofton se mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve profesionale të avokatëve, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimit të kushteve të sigurta dhe të pandryshueshme të konfidencialitetit në të gjitha hapësirat e intervistimit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports