Oda Amerikane mirëpret krijimin e qeverisë së re, kërkon fokus në reforma ekonomike

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe votimi i qeverisë së re më 11 shkurt kanë sjellë reagime nga komuniteti i biznesit. Oda Ekonomike..

1 minute

Read Time

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe votimi i qeverisë së re më 11 shkurt kanë sjellë reagime nga komuniteti i biznesit. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka vlerësuar pozitivisht krijimin e institucioneve të reja, duke e parë këtë si dëshmi të funksionimit demokratik të vendit.

Në reagimin e saj, Oda Amerikane thekson se tashmë prioritet duhet të jenë reformat ekonomike. Sipas saj, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sektorit të energjisë si dhe krijimit të një ambienti më të favorshëm për investime.

Po ashtu, ajo konsideron të domosdoshëm zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përshtatjen e sistemit arsimor me kërkesat reale të tregut të punës, me qëllim forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

“Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e reformave ekonomike kanë mbetur të vonuara për më shumë se një vit, Oda Amerikane mirëpret mundësinë që mandati i ri qeverisës të shfrytëzohet për t’i shtyrë përpara këto reforma në mënyrë të koordinuar dhe me vizion afatgjatë”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports