Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, pasi ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjatë këtij procesi, në disa fletëvotime janë vërejtur mesazhe të shkruara nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj proceseve të shpeshta zgjedhore në vend.
Një votues ka zgjedhur të mos votojë për asnjë subjekt politik, duke lënë në fletëvotim mesazhin: “Na keni lodh me zgjedhje”.














