Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka bërë me dije se autoritetet lokale kanë vendosur të zgjatin qëndrimin e qytetarëve kosovarë..

1 minute

Read Time

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka bërë me dije se autoritetet lokale kanë vendosur të zgjatin qëndrimin e qytetarëve kosovarë dhe turistëve që nuk mund të largohen nga vendi për arsye të jashtme jashtë kontrollit të tyre, edhe nëse data e check-out-it ka kaluar.

Sipas njoftimit, mysafirët do të mund të qëndrojnë në hotelet ku janë akomoduar deri në momentin kur udhëtimi i tyre të bëhet i mundur. Shpenzimet e qëndrimit shtesë do të mbulohen nga data kur udhëtimi është bërë i pamundur deri në datën e largimit të sigurt.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit dhe, për çdo paqartësi ose nevojë për asistencë shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike. Përfaqësia kosovare në Emiratet e Bashkuara Arabe ka theksuar se mbetet në dispozicion për çdo informacion dhe mbështetje të nevojshme.

About the Author