Njësive Speciale në veri u ndalet një racion ushqimi

Punonjësve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, të angazhuar në operacione me orare 12-orëshe në pjesën veriore të vendit, u është reduktuar kohët e..

2 minutes

Read Time

Punonjësve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, të angazhuar në operacione me orare 12-orëshe në pjesën veriore të vendit, u është reduktuar kohët e fundit numri i shujtave ushqimore nga dy në një. Ky vendim është marrë për shkak të mungesës së shujtave, të cilat ishin parashikuar me kontratë paraprake të Policisë.

Informacioni u konfirmua nga Avdi Hoti, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, i cili sqaroi se numri i madh i policëve të angazhuar në plane operative ka sjellë harxhimin e shujtave. Për këtë arsye, policët specialë që punojnë me orar 12-orësh marrin vetëm një shujtë ushqimore.

“Po, kemi informacione për këtë çështje. Jemi në fund të vitit dhe menaxhmenti i Policisë, përmes Drejtorisë së Financave, ka kontratë trivjeçare. Puna e planeve operative dhe e njësive të tjera ka shteruar shujtat, por kjo situatë është vetëm për këtë muaj,” tha Hoti. Ai shtoi se pritet që situata të stabilizohet në fillim të vitit 2026.

Hoti po ashtu sqaroi se shujta është ndalur për një javë për policët që shkojnë në Mitrovicë të Veriut, përfshirë edhe ata që nuk janë në plane operative, duke bërë të nevojshme një kontratë të re për të mbuluar nevojat ushqimore. Sipas tij, mjetet e Qeverisë janë të alokuara për paga, shtesa dhe këto shpenzime të vogla.

Orari i punës së njësive speciale nuk llogarit kohën e udhëtimit drejt veriut. Për shembull, një njësit special që udhëton nga Gjilani në Mitrovicë shkon për rreth dy orë, dhe nga aty vijon drejt Leposaviqit, Zubin Potokut ose zonave të tjera, duke e çuar kohëzgjatjen e një turni 12-orësh në rreth 16 orë përfshirë udhëtimin.

Mediumi ka raportuar më parë raste të ngjashme të mungesës së shujtave ushqimore për policët gjatë viteve 2021 dhe 2022. Ndërkohë, Policia e Kosovës është kontaktuar dhe pritet përgjigja zyrtare për këtë çështje.

Për kontekst, Qeveria e Kosovës në detyrë kishte miratuar më 31 tetor 2025 Projektligjin për buxhetin e vitit 2026, me vlerë 4 miliardë euro, i cili nuk u miratua nga Kuvendi që u shpërnda më 20 nëntor 2025. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports