Një incident i pazakontë ka çuar në arrestimin e një burri në New York, pasi ai dyshohet se sulmoi efektivët e policisë me topa bore gjatë ndërhyrjes së tyre në një park.
Ngjarja ndodhi këtë javë, në momentin kur forcat e rendit iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë. Situata eskaloi dhe përfundoi me arrestimin e të dyshuarit.
Komisionerja e Policisë së New York-ut, Jessica Tisch, e cilësoi veprimin si “turpëruese” dhe “kriminale”.
Sipas Associated Press, disa oficerë u dërguan në spital për trajtim, megjithatë nuk janë bërë publike detaje lidhur me lëndimet e tyre.









