“Një person pranoi tretman mjekësor”, Policia e konfirmon zjarrin e shtëpisë dykatëshe në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri. Për Klankosova.tv,..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se një person ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarje.

Pak më parë, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha se zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit po vazhdojnë të kujdestarojnë.

About the Author