Një incident i dhunës në familje ka ndodhur të premten në Prishtinë, ku dyshohet se prindërit janë bërë viktima të dhunës fizike dhe psikike nga djali i tyre.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas marrjes në pyetje është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Raportohet se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gjurmuesi/







