Në grua në Skenderaj viktimë e dhunës familjare, sulmohet nga kunati

Policia e Skenderajt ka raportuar një incident të dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj. Sipas njoftimit..

1 minute

Read Time

Policia e Skenderajt ka raportuar një incident të dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore për sigurinë e saj. Ndërkohë, i dyshuari është marrë në pyetje dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gjurmuesi/

About the Author