Një kinez humbi jetën në aksidentin në rrugën Librazhd-Elbasan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Është raportuar se në aksident është përfshirë një automjet me drejtues..

1 minute

Read Time

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Është raportuar se në aksident është përfshirë një automjet me drejtues një 33-vjeçar kinez i cili është përplasur me një tjetër automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar.

Për pasojë ka humbur jetën 33-vjeçari kinez dhe janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër dhe 3 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports