Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë

Po raportohet se në një aksident trafiku të ndodhur në Francë, ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës. Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarë të saj, në aksident janë lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel. Familjarët dhe të…

1 minute

Read Time

Po raportohet se në një aksident trafiku të ndodhur në Francë, ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarë të saj, në aksident janë lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur pikëllimin për humbjen e saj, ndërsa të lënduarve u është uruar shërim i shpejtë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për të marrë një konfirmim, dhe është në pritje të një përgjigjeje.

About the Author