Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një grua është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, sipas raportit 24-orësh të policisë.
Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka nisur hetimet dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes”.







