IHMK-ja flet për ndotjen e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit disa zona të vendit kanë regjistruar rritje të ndotësve në ajër. Sipas..

1 minute

Read Time

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit disa zona të vendit kanë regjistruar rritje të ndotësve në ajër.

Sipas IHMK-së, ulja e temperaturave ka rritur përdorimin e ngrohjes, duke sjellë kështu rritje të emetimeve ndotëse. “Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër”, thuhet në njoftim.

Instituti thekson gjithashtu se prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë, mungesa e erërave dhe inversioni termik kanë favorizuar grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës. “Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”.

Instituti i bën thirrje qytetarëve të ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports