Nisin intervistimet në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas, hetohen dyshime për keqpërdorime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga dita e sotme ka filluar intervistimi i anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, përkatësisht i atyre të angazhuar në qendrën komunale në Drenas.

Këto veprime po zhvillohen në kuadër të hetimeve intensive, pas dyshimeve për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do  t’i  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports