Ngjarje e rëndë në Lipjan, burri dyshohet se sulmoi bashkëshorten me sëpatë

Një incident i rëndë ka tronditur sot fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit, ku një grua dyshohet të ketë qenë viktimë e një sulmi me..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka tronditur sot fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit, ku një grua dyshohet të ketë qenë viktimë e një sulmi me sëpatë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja po trajtohet si “Vrasje në tentativë”, konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke iu referuar nenit 172, paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas saj, i dyshuari ndodhet ende në arrati.

Prokurori i shtetit, në koordinim me njësitë e tjera relevante, po ndërmerr të gjitha veprimet për kapjen e tij, theksoi Shala.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për arrestimin e tij.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit është inicuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar, i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë,” tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports