Negociatori kryesor i Iranit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, është deklaruar të hënën lidhur me negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e çështjes së Ngushticës së Hormuzit.
Ai ka thënë Teherani është i përgatitur për çdo opsion, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Forcat tona të armatosura janë të përgatitura të japin një përgjigje që jep mësim ndaj çdo agresioni. Një strategji e llogaritjeve të gabuara dhe vendimeve të gabuara do të prodhojë gjithmonë rezultate të gabuara; e gjithë bota e ka kuptuar këtë deri tani. Ne jemi të përgatitur për çdo opsion. Ata do të habiten”, ka deklaruar ai.
Ghalibaf, i cili shërbeu si negociator kryesor në bisedimet muajin e kaluar me SHBA-në në Islamabad të Pakistanit, është kritikuar nga iranianët e linjës së ashpër në javët e fundit për një qëndrim gjoja të butë ndaj SHBA-së.
Kryetari i parlamentit bëri deklaratën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti propozimin e fundit të Iranit “të papranueshëm”, duke thënë se armëpushimi është në “mbështetje masive të jetës”.














