Në Prishtinë mbahet edicioni i 16-të i Takimit Letrar “Esad Mekuli”

Prishtina është sot nikoqire e edicionit të 16-të të manifestimit tradicional Takimi Letrar “Esad Mekuli”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh krijues nga fusha..

1 minute

Read Time

Prishtina është sot nikoqire e edicionit të 16-të të manifestimit tradicional Takimi Letrar “Esad Mekuli”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh krijues nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe publicistikës.

Në kuadër të këtij takimi, me krijimet e tyre në poezi, prozë, kritikë letrare, fragmente drame, ese dhe publicistikë do të prezantohen anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë.

Programi i këtij edicioni përfshin mbajtjen e sesionit letrar me temën “Gjuha letrare në vepra dhe në medie”, përurimin e disa veprave letrare dhe publicistike, si dhe organizimin e akademisë letrare.

Në këtë manifestim do të dorëzohet edhe çmimi letrar “Esad Mekuli” për krijimtari të përgjithshme, i cili këtë vit i ndahet shkrimtarit dhe publicistit Bedri Halimi.

Po ashtu, katër punime të përzgjedhura nga juria letrare do të shpërblehen me çmimet “Bardi I”, “Bardi II” dhe “Bardi III”, si dhe me një komplet të veprave shkencore dhe letrare të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në kuadër të aktivitetit, do të bëhet edhe pranimi i anëtarëve të rinj në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, duke e pasuruar më tej jetën letrare në vend. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports