Në përvjetorin e Revoltës së Spaçit përmendet edhe gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Tiranë përkujtua 53-vjetori i Revoltës së Spaçit, ku të burgosurit politikë ngrenë flamurin kombëtar pa yllin komunist, duke sfiduar regjimin e kohës, shkruan Top..

Në Tiranë përkujtua 53-vjetori i Revoltës së Spaçit, ku të burgosurit politikë ngrenë flamurin kombëtar pa yllin komunist, duke sfiduar regjimin e kohës, shkruan Top Channel.

Disa prej organizatorëve të revoltës në atë kohë ishin dënuan dhe u trajtuan mizorisht, ndërsa katër prej tyre u pushkatuan.

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, tha se në atë revoltë, u hodh për herë të parë slogani i demokracisë dhe i lirisë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Ky slogan, sipas tij, u përsërit edhe nga studentët e dhjetorit  te 1990 në qytetin Studenti. Ai po ashtu nuk i kurseu kritikat për politikën.

“Kjo klasë politike nuk ka ndërtuar shtet të ligjshëm, portë korruptuar. Opozita antikomuniste në 2026 është kthyer në fasadën e këtij shteti të korruptuar”, tha ai.

Besim Ndregjoni foli edhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

“Qarqet antishqiptare sllave duan të njollosin luftën çlirimtare të Kosovës me gjyqe formale në Hagë”, vijoi Ndregjoni.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *