Në moshën 90-vjeçare, stërgjyshja merr diplomën në Universitetin e Belfastit

Pas shtatë dekadash nga fillimi i studimeve, Maryette McFarland nga Londonderry më në fund arriti të realizojë ëndrrën e saj të vjetër – diplomimin në..

2 minutes

Read Time

Pas shtatë dekadash nga fillimi i studimeve, Maryette McFarland nga Londonderry më në fund arriti të realizojë ëndrrën e saj të vjetër – diplomimin në Letërsi Angleze. Në moshën 90-vjeçare, ajo u bë studentja më e moshuar mes mbi 300 të diplomuarve në ceremoninë e Universitetit Open në Belfast, duke dëshmuar se këmbëngulja nuk njeh moshë.

“Vështirë ta besoj, më është dashur shumë kohë”, u shpreh ajo me buzëqeshje. Historia e McFarland është një shembull i rrallë i durimit, përkushtimit dhe mbështetjes që ajo mori nga familja, miqtë dhe profesorët.

Ajo kishte filluar studimet e saj në vitet 1960 në Dublin, por dashuria ndryshoi planet – Maryette u martua dhe la studimet pezull. Shumë vite më vonë, pas një aksidenti me makinë, ajo vendosi të rifillonte studimet në Universitetin Open, duke e parë këtë si një mundësi për të mbajtur mendjen aktive gjatë periudhës së rikuperimit.

“Kisha pak kohë të lirë dhe mendova se ishte momenti i duhur për të bërë diçka për veten time,” tregoi ajo. Edhe pse mësimi online rezultoi sfidues, McFarland tha se kishte marrë shumë ndihmë nga familja e saj – katër fëmijët, nipërit, mbesat dhe stërnipërit. “Nuk jam e mirë me teknologjinë, por familja më ka ndihmuar shumë. Nusja ime më mësoi edhe si të përdor makinën e shkrimit,” tha ajo me humor.

Përveç familjes, ajo kishte edhe mbështetjen e një mësuesi privat që, siç e përshkroi, “ishte i mrekullueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar”.

Në ceremoninë e diplomimit, McFarland u shoqërua nga vajza e saj, Shauna Gailey, e cila nuk fshehu emocionet: “Jam jashtëzakonisht krenare për të. Të diplomohesh në moshën 90-vjeçare është diçka e jashtëzakonshme. Është një moment që na ka prekur të gjithëve.”

Historia e Maryette McFarland është një dëshmi e gjallë se asnjë ëndërr nuk është shumë e vjetër për t’u ndjekur – dhe se dëshira për të mësuar mund të mbetet e gjallë përjetë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports