Java e ardhshme pritet të sjellë ndryshime të dukshme të kushteve atmosferike në Kosovë. Pas një fillimi relativisht të qetë të javës, parashikimet tregojnë për shtim të vranësirave dhe reshje që do të ndikojnë në disa zona të vendit.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e martë do të ketë reshje, ndërsa në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha pritet të ketë edhe reshje bore. Në pjesët më të ulëta të vendit do të dominojnë reshjet e shiut, të cilat në disa momente mund të përzihen edhe me borë.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë deri rreth 16 gradë Celsius.
“Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela. Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s
E martë
Mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.
Temperaturat minimale: 0 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-9m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s
E enjte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 10 deri 13°C
Era: nga veriperendimi 1-6m/s
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 9 deri 12°C
Era: nga drejtimi i verilindja 1-5m/s.








