KRU “Prishtina” njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, si pjesë e intervenimeve të planifikuara të mirëmbajtjes.
Sipas njoftimit, ekipet përkatëse do të punojnë në disa zona të qytetit, konkretisht në:
Rrugën UÇK
Rrugën Berid Beker
Rrugën Marie Shllaku
Rrugën Kamer Loshi
Rrugën Vidovdanska
Rrugën A
Rrugën Rrustem Dragusha
Rrugën Naim Dragusha
Rrugën Ismail Ismaili
Rrugën Xhavit Ahmeti
Rrugën Musine Kokalari
Lagjen Taslixhe
Gjatë realizimit të këtyre punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e përfshira.
Ekipet janë tashmë në terren dhe po angazhohen që defektet të sanohen sa më shpejt, me qëllim rikthimin normal të furnizimit me ujë. /Gjurmuesi/







