FSK-ja përmbyll me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Pas tri javësh stërvitje intensive dhe sfidash të vazhdueshme, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukses trajnimin elitë të njohur si..

1 minute

Read Time

Pas tri javësh stërvitje intensive dhe sfidash të vazhdueshme, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukses trajnimin elitë të njohur si “Simboli i Ujkut”.

Ky trajnim selektiv ishte i fokusuar në vlerësimin dhe forcimin e aftësive profesionale, fizike dhe mendore të pjesëmarrësve, duke synuar përgatitje në nivel të lartë operacional.

Sipas njoftimit të FSK-së, ushtrimi përmbyllës ka zgjatur 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët kanë realizuar patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën finale, ata kanë zbatuar me sukses misionin e caktuar, duke ekzekutuar sulmin me profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe koordinim të shkëlqyer ekipor.

“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale” thuhet në njoftim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports